Policia e Vlorës sekuestron tritol, drogë dhe armë

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 12:18 | Nga

Operacioni i koduar i Policisë së Vlorës i titulluar “Maskimi”, ka rezultuar me sekuestrimin e armëve të zjarrit, municion luftarak, tritol, kapsolla e granatë ofensive, dhe një sasi tw lëndëve narkotike.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta, përfshirë këtu edhe banesën e Gjergji Petanit.

Aty në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, 161 fishekë të tjerë ,4 kallëpe tritol, pesë ndezësa detonatore për tritol,një granatë ofensive, 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit), si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, njofton Top Channel.

Policia në përfundim të aksionit ka arrestuar 51 vjeçarin Petani, i cili është lindur dhe ka banuar në lagjen “15 Tetori”, në Vlorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme