Policia gjermane ndalon udhëtimin e nxënësve me familje pa nisur zyrtarisht pushimi në shkolla

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 18:15 | Nga

Policia e cila po kryente kontrolle në një aeroport në Gjermaninë jugore, ka prishur një plan të prindërve të cilët me fëmijët e tyre të moshës shkollore, ishin nisur të udhëtonin para fillimit zyrtar të pushimit në arsim.

Në Gjermani pjesëmarrja e fëmijëve në shkollë është e detyrueshme, njofton Klan Kosova.

Raportohet se 10 familje deri tani janë dërguar tek zyrtarët arsimor në Bavari për procedura të mëtejme pasi ata janë kapur të shmangnin udhëtimin në kohën kur zyrtarizohen pushimet, për t’iu ikur kostove më të larta të shpenzimeve.

Familjet besohet që janë zënë nga policia në aeroportin Memmingen.

Sipas rrjetit online informativ gjerman, Spiegel thuhet se prindërit tani kanë dy javë për të shpjeguar se pse i nxorën fëmijët jashtë shkollës.

Nëse arsyeja nuk është mjaft e mirë, çdo familje mund të gjobitet deri në një mijë euro, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme