Policia jep detaje për aksidentet me fatalitet në Drenas

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 10:06 | Nga

Komorani i Drenasit ka qenë i kobshëm në orët e mbrëmjes të ditës së martë për disa qytetarë.

Policia e Kosovës ka dhenë detaje për dy aksidentet që ndodhën dje në këtë vend të Drenasit. Dy aksidentet ky vdiqën tre persona e u lënduan disa, ndodhën thuajse në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, në Komoran rreth orës 20:00.

“Drejtuesi i veturës, mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar vet aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri mashkull K/Shqiptar kanë humbur jetën. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, trupat e tyre me vendim të prokurorit, janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia për rastin e parë që ndodhi fiks në ora 20:00.

Ndërkohë në një vdekje që mendohet se ndodhi në 20:20, policia ka njoftuar se “Ka ndodhur një aksident trafiku në mes automjeti- autoambulancë dhe një kamioni. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar autoambulancën, në të cilën kishte një pacient K/Shqiptar, dyshohet nga pakujdesia ka goditur kamionin me targa të Bullgarisë të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull shtetas i Bullgarisë. Si pasojë e aksidentit, pacienti ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj K/Shqiptar-e) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme