Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vranidoll

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 13:02 | Nga

Të hënën në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur aksident trafiku  me fatalitet, ku kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy persona, një mashkull dhe një femër, njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar  pesë të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar  i cili ka urdhëruar që trupat e pa jetë te dërgohen në obduksion në Mjekësinë Ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme