Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në Vaqarr të Shqipërisë, ku fillimisht u raportua për katër të lënduar.
Sipas policisë nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 fëmijë të mitur të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në njërin prej automjeteve.
E lënduar mbetur edhe drejtuesja e mjetit në të cilin ndodheshin të miturit.
“Sipas policisisë të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh.Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.P”.
“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./A2CNN