Policia jep detaje për arrestimin e malazezit të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Një malazez është arrestuar përgjatë së hënës, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në krime lufte më 1999-ën.

Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka bërë të ditur se në shtëpinë dhe zyrën e të dyshuarit në Gorazhdec të Pejës, janë sekuestruar katër shtëpiza.

I njëjti, sipas PK-së, është dërguar në mbajtje.

“Pejë 1998-1999 – NN. Me 27.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas malazez, nën dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës së cekur gjatë viteve 1998-1999. Njësitet policore me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të Departamentit Special kanë kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit dhe një zyre në fshatin Gorazhdec-Pejë, ku kanë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në komunikatë.

Të ngjashme