Policia jep detaje për vrasjen në rrugën “Fitim Duraku” në Prishtinë

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 15:01 | Nga

Një 73-vjeçar në Prishtinë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka vrarë edhe vetën me armë zjarri. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fitim Duraku” , në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në dy persona njëri (mashkull) i vrarë nga arma e zjarrit dhe një (femër) e plagosur, e cila po ashtu ka ndërruar jete pasi që nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.

Vdekjen e viktimës H.C. mashkull 73 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vdekja e viktimës Z.C. (femër) 66 vjeç, është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Bazuar në hetimin preliminar të kryer nga hetuesit rajonal dhe krimteknika, është ngritur versioni se fillimisht është plagosur viktima Z.C nga personi H.C dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit Veri unë Prishtinë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme