Policia konfiskon 12 kg marihuanë në Kllokot

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 10:05 | Nga

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një person në fshatin Mugill të Kllokotit dhe ka konfiskuar një sasi të madhe narkotikësh.

Sipas raportit të policisë, pesha e marihuanës së konfiskuar është më shumë se 12 kg.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë, objektet përcjellëse dhe në serën tij, janë gjetur dhe konfiskuar 95 bimë narkotike dhe 25 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.502.7 gramë”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme