Policia në aksion kundër dëmtuesve të pyjeve, arreston disa persona në malet e Jezercit

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Bazuar në planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2019” , njësitet policore  të Stacionit Policor të Ferizajt të mbështetura nga Njësia për reagim të shpejtë, sot me 28.08.2019, nga orët e hershme të mëngjesit, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me parandalimin e vjedhjeve të  pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjve .

Falë informatave të siguruara nga tereni, Policia e Kosovës, në malet e fshatit Jerzerc, deri tani ka arrestuar disa persona të kapur në flagrancë  duke prerë drunj në mënyrë ilegale.

Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni  Pyjor i Kosovës  të cilët do të vazhdojnë   procedurat ligjore lidhur me këtë rast.

Apelojmë te qytetarët që mos të furnizohen me dru nga personat të cilët nuk posedojnë dokumentacionin përkatës lidhur me këtë veprimtari.

Për rezultatet konkrete të këtij operacioni, do të njoftoheni pas përfundimit të planit operativ.

Të ngjashme