Policia-qytetarëve: Shmangni pikën kufitare të Merdares

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 10:17 | Nga

Me qëllim të shmangjes së pritjeve të mundshme në pikën kufitare në Merdare për shkak të punimeve që janë duke u kryer atje, Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që t`i shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë.

Sipas forcave të rendit, në këtë pikëkalim nga data 01 deri 15 nëntor do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar.

Policia e Kosovës thekson se edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në atë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje të vendit tonë, duke pas parasyshë përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme