Politikani austriak dëbohet nga partia për komentet seksiste

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 17:22 | Nga

Një deputet austriak është përjashtuar nga partia konservative në pushtet, pas akuzave për seksizëm, që i bëri gjatë një deklarimi për avancimin në detyrë të një politikaneje gjermane.

Kur e pyetën se si Sekretarja e Shtetit në Berlin, Sawsan Chebli mori pozitën e saj, Egan Donmez u përgjigj: “Shikoni në gjunjët e saj, ndoshta ju gjeni një përgjigje atje”.

Ky deklarim nxiti shumë reagime nga përdoruesit e mediave sociale, përfshirë këtu Ministren Gjermane të Drejtësisë, Katarina Barley, që përshkroi komentet si “të neveritshme dhe seksiste”.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, i Partisë Popullore, njoftoi të hënën për shkarkimin e Donmez duke thënë se komentet “seksiste, gafat sulmuese nuk janë të pranueshme”.

Ndërkaq vetë Donmez, tha se hedh poshtë “fuqishëm” pretendimet e seksizmit.

“Ka një thënie gjermane ‘për të shkuar në gjunjë’ dhe nuk e kam shpikur këtë thënie, por qëndron për humbjen e qëndrimit të tij dhe shfaqjen e nënshtrimit. E bëra të qartë përsëri se fjalët e mia nuk i referoheshin përmbajtjes seksuale apo seksiste. Shpesh, gabimi është gjithashtu në syrin e shikuesit”, është deklaruar Donmez.

Ai ka thënë se ka kuptuar më pastaj “se formulimi nuk ishte i përshtatshëm”, më pas ai ka kërkuar falje kolegëve të tij për telashet që kishte shkaktuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme