Abdixhiku fton për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 13:33 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Lumir Abdixhiku, në një adresim të gjatë të vetin, ka ftuar të gjithë deputetët opozitar dhe qytetarët e vendit që me aksione e veprime të përbashkëta, t’ia bëjnë sa më të shkurtër jetën kësaj qeverie Frankenshtajne, siç e ka quajtur ai.

Ai paraprakisht e ka akuzuar koalicionin PAN e në veçanti programin qeverisës të kryeministrit Haradinaj.

“Parimet qeverisëse në 12 faqe, të cilat mëtojnë të jenë program qeveritar për 4 vitet e ardhshme, është hartim i dobët i shkruar nga studentë e nxënës me nivel mesatar. Si i tillë ai nuk është fare program qeverisës”, ka thënë ai.

“Veç te ne ndodh që qeveria që pretendon që e kanë shumicën parlamentare e lëshon sallën e kuvendit të Kosovës. Fjalimet e deritanishme e shumicës parlamentare ishin që me fol vetëm çka kanë qef ata me diskutu. Dokumenti 12 faqes është pa substance është i thatë dhe është vështirë me diskutu mbi një dokument të thatë. Dokumenti i tillë duhet të shkruhet nga një grup studentësh mesatar pa përvojë, e jo nga një grup ministrash”.

“Po skanë pasur kohë me fol për ide, sepse bë tavolinat e tyre kanë diskutu për hisen se çka me marrë. Dhe janë tri të vërteta secila ma e trishtueshme se tjetra që karakterizojnë këtë qeverisje e para është se në fundament të kësaj qeverie është kontrabanda, votat e deputetëve janë blerë, janë sjell sekser e kjo ulëse është tender, sikur vendi të kishte hetuesi e prokurori këta njerëz nuk ishin në kuvend”.

“Shtylla e dytë që këta janë bërë bashkë për paren e pushtetit, për numrin e ministrave zëvendës ministrave e ambasadorëve e kur ministrit nuk iu dolën nxorën poste të reja, saqë vendosët edhe për postin e presidentit. e Shtylla e trete është se ju nuk arritët me bën shumicë qytetare në vend”.

Të ngjashme