Ahmeti: Faza e tretë e masave lehtësuese ka shtuar rastet me Coronavirus, s’ka vend për panik

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 15:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti ka thënë se momentalisht në Prishtinë janë 31 raste aktive dhe 10 prej tyre priten të shërohen gjatë këtyre ditëve.

Ahmeti ka thënë se faza e tretë e rihapjes ka bërë që të rritet edhe numri i të infektuarve.

Por sipas tij, deri tani situata është në kontroll.

“Deri më sot i kemi 106 raste në Prishtinë dhe momentalisht janë 31 raste aktive, 10 prej tyre pritet të shërohen ditëve në vazhdim. Ne me lehtësimin e masave kemi prit që të rriten numrat e rasteve me COVID-19 por ideja është që këtë ta kemi në mënyrë të kontrolluara dhe mos të kthehemi prapa me masat. Këto raste në Prishtinë kanë të bëjnë me një person i cili ka pasur shumë kontakte”, tha Ahmeti.

I pari i kryeqytetit informoi se kana mbyllur çerdhen “Xixëllonjat” për shkak se burri i një edukatore ka dalë pozitiv me Coronavirus.

Ai ka thënë se do të testohen të gjithë fëmijët e atyre klasave.

“Për shkak të kujdesit ne kemi vendosur ti mbyllim çerdhet dhe nesër do të testohen të gjithë fëmijët e atyre klasave. Për shkak se dy fëmijë kanë rezultuar pozitiv kemi vendosur ti mbyllim, çerdhja ‘Xixëllonja’ është mbyllur për shkak se burri i një edukatore ka dalë pozitiv dhe nëse edukatorja del negative atëherë fillon puna, por ajo shkon në vetizolim. Deri më tani nuk mendojmë se ka nevojë për masa të tjera”, tha Ahmeti.

“…në momentin kur i kemi dezinfektuar klasat dhe ata fëmijë që kanë qenë në trup me ata dy fëmijë që kanë dalë pozitiv nuk do të shkojnë në çerdhe dhe edukatoret nuk do të shkojnë në punë. Në qoftë se del testimi i edukatores në çerdhen ‘Xixëllonja’ çerdhja hapet por ajo shkon në izolim”, ka shtuar Ahmeti, raporton EO.

Të ngjashme