Ahmeti: Me pneumoni dola në debat, Abrashi po tërhiqet për një dhëmb

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 19:43 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është kandidat për kryetar edhe për një mandat, ka treguar se gjatë fushatës para zgjedhjeve të 22 tetorit ishte diagnostifikuar me sëmundjen e pneumonisë, por thotë se nuk i kishte penguar që të dalë në debat kundër 6 kandidatëve të tjerë.

Reagimi i Ahmetit vjen pas anulimeve të përsëritshme të debateve nga ana e kandidatit të LDK-së për kryetar, Arban Abrashi, i cili do të garojë në balotazh më 29 nëntor, shkruan Periskopi.

“Gjatë fushatës për 22 tetor jam diagnostifiku me Pneumoni. Mjeket me kanë sygjeru me pushu i shtrirë pesë ditë dhe kam qene në infuzion ditor në Urgjencën e Prishtinës (po funksionojne mire tash dhe ka dëshmi). Nuk jam shtri dhe kam dalë në debate, 1 kundër 6 me 1/7 e kohës sepse nuk ju iki as debateve e as ballafaqimeve edhe kur janë të padrejta. Sepse kemi çka me tregu!”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thumbuar Abrashin, duke thënë se ai po tërhiqet nga debati me të vetëm për dhimbje dhëmbi.

“Tash 1 me 1, kundërkandidati për dhimbje dhëmbi po tërhiqet dy javë. Ska problem, ne jemi këtu. Kemi çka me tregu, edhe për neve po besa edhe për juve!”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Periskopi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme