Ajet Potera paraqet 25 zotimet e tij për Podujevën

Podujevë | 07 Tet 2017 | 20:51 | Nga

Qeverisja e Besianës ndër vite ka sjellur vetëm varfëri e mjerim dhe ka mbijetuar falë rrjetëzimit të korrupsionit e nepotizmit tek disa klane të caktuara. Mendësia e tillë klanore e ka penguar zhvillimin dhe përparimin, e parelelisht me këtë e ka rritur dëshpërimin dhe e ka humbur shpresën e qytetarëve.

Janë qindra probleme që e rëndojnë jetën e qytetarëve, e të cilat duan zgjidhje. Zgjidhja e tyre është e pamundur pa ndërrimin e mendësisë qeverisëse aktuale, e cila mbahet nga servilizmi dhe promovon shpërfilljen.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja forcë politike që mund të sjellë mendësi të re qeverisëse, bashkangjitur me të cilën edhe zgjidhjen e problemeve të këtij qyteti.

Ajet Potera me ekipin e tij tashmë kanë listuar 25 problemet që duan zgjidhje urgjente dhe kanë përgatitur 25 zotimet që mundësojnë tejkalimin e gjendjes së rëndë. Këto zotime u prezantuan, ndër të cilat: shujta për nxënësit e klasave I-V dhe vizita sistematike shëndetësore; program i punësimit sezonal për të rinjtë nga familjet me asistencë sociale; E-Rekrutim dhe E-Kiosku; ridestinim i objektit aktual të Komunës për bibliotekën, muzeun dhe galerinë e qytetit; ndërtim i shesheve të qytetit dhe vendosja e shtatoreve të dëshmorëve  rritja e subvencioneve në bujqësi, blegtori dhe bletari, si dhe këshillim profesional për bujqit në terren.

25 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për  Komunën e Besianës

  1. Proces transparent i përzgjedhjes së mësimdhënësve.
  2. Çdo shkollë me kabinete dhe laboratorë (Kimi, Fizikë, Biologji) dhe biblioteka me kënde leximi.
  3.   Investim në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat e fëmijëve.
  4. Shujta për nxënësit e klasave I-V dhe vizita sistematike shëndetësore.
  5. Hapja e çerdheve të reja, ndërtimi i shkollave të reja.
  6. Shërbime shëndetësore me cilësi, rend dhe rregull. Qendra të Mjekësisë Familjare me insfrastrukturë sipas standardeve, furnizimi me pajisje dhe materiale të nevojshme shëndetësore.
  7. Për çdo fëmijë të porsalindur do të ketë mbështetje nga 100 € për nënën.
  8. Ndërtimi i parqeve të reja dhe kënde të lojërave për fëmijë.
  9. Program i punësimit sezonal për të rinjtë nga familjet me asistencë sociale.
  10. Rritja e subvencioneve në bujqësi, blegtori dhe bletari. Këshillim profesional për bujqit në terren.
  11. Treg bashkëkohor në një vend të përshtatshëm për prodhuesit vendor të Komunës.
  12. Administratë publike profesionale, e paanshme, e ndershme, e përgjegjshme dhe në respektim të procedurave dhe ligjit.
  13. Shërbime inovative dhe të dixhitalizuara për kërkesat dhe dokumentet e qytetarëve.
  14. E-Rekrutimi – aplikimi dhe rekrutimi transparent për çdo pozitë pune të lirë në Komunë.
  15. E-Kiosku – qytetarët mund të pajisen me disa lloje të çertifikatave 24 orë dhe rritja e         numrit të sporteleve për çdo shërbim brenda Komunës.
  16. Themelimi dhe funksionalizimi i bashkësive lokale me shërbime për banorët.
  17. Ndalimi i ndërtimeve pa leje dhe ruajtja e tokës bujqësore.
  18. Plani i mobilitetit për qytetin (rrugë me standarde me trotuarë të liruara, ndriçim publik, shtigje dhe vende për biçikleta).
  19. Organizimi dhe funksionaizimi i trafikut urban e ndërurban, si dhe ndërtimi i stacionit të autobusëve.
  20. Ndërtimi i shtëpisë të kulturës, funksionalizimi i arkivit dhe kinemasë.
  21. Ridestinimi i objektit aktual të Komunës për bibliotekën, muzeun dhe galerinë e qytetit.
  22. Subvencionim dhe mbështetje për projektet kulturore, organizatat e të rinjve dhe klubeve sportive në mënyrë të drejtë dhe transparente.
  23. Ndërtimi i qendrave rekreative sportive.
  24. Ndërtimi i shesheve të qytetit dhe vendosja e shtatoreve të dëshmorëve.
  25. Kujdes institucional për varrezat.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme