Asambleisti i PDK-së në Prizren kalon në AAK

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim asambleistin në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Alush Shala.

Shala ishte pjesë e Grupit të Asambleistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe nga dita e enjte i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoi Haradinaj.

Ai me këtë rast tha se Alush Shala po i bashkohet AAK-së, për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme