Bulliqi bën apel që mos të ndërmerren aktivitete në kufirin Kosovë- Mali i Zi

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka njoftuat se sot Komisioni Shtetëror ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.

Bulliqi përmes në postimi në facebook ka thënë se Komisioni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi.

Ja postimi i plotë:

Komisioni Shtetëror ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.
Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi.
Ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti, andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi.

Të ngjashme