Bytyqi: Veseli po fillon një dështim të ri

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 15:35 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari për ekonomi dhe financa në partinë Nisma për Kosovën, Shyqeri Bytyqi, ka hedhur kritika në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, duke thënë se po përgatit një fillim të ri të dështimit.

Ai ka kritikuar Veselin për mosliberalizim të vizave, për mos tërheqje të investimeve të huaja, mungesën e energjisë elektrike e çështje tjera. Sipas tij, PDK-ja e mbanë barrën për dështimin e këtij misioni të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli.

Ai ka theksuar se Kosova vazhdon të importojë produkte nga Maqedonia dhe Serbia, raporton Ekonomia Online.

“Veseli ka premtuar 200 mijë vende të punës, ku mbet liberalizimi, pse nuk kemi investim prej të huajve, gjendja në shëndetësi është kaos. Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike, çka u bë me ‘Kosovën e Re’, çka u bë me ‘Trepçën’. Kryetari me sloganin e ri, me misionin e ri shpalli përfundimin e një misioni të ri. Ai duhet të përgjigjet për dështimin e këtij misioni”, tha Bytyqi.

“Ne e kemi parë të arsyeshme t’i drejtojmë atij këto pyetje, sepse e kemi parë që ai ka organizuar një tur të dëgjimit me qytetarët e në të kundërtën është dashur t’i realizojë kërkesat e qytetarëve”, ka theksuar ai.

“Ai në një mënyrë të heshtur ka pranuar që kanë dështuar dhe në konventë e pamë me një slogan të ri, fillimi i ri ku ne e quajmë këtë një dështim i ri i radhës. Ne mendojmë që PDK barrën e mbanë për dështimin e këtij misioni dhe meqë Kadri Veseli është kryetar i kësaj partie e mbanë përgjegjësinë për dështim”, ka thënë Bytyqi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme