Deputetët s’pajtohen me deklaratën e përbashkët ndaj sulmit të Kuvendit

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 15:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Miratohet deklarata e përbashkët e grupeve parlamentare që dënon sulmin e mbrëmshëm në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Pas kundërshtimit fillimisht të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me paragrafin e tretë të deklaratës së parë është miratuar deklarata e re e përbashkët e formuluar nga grupet parlamentare.

Opozitarët dhe disa deputetë të LDK-së në fillim kundërshtuar paragrafin e tretë të deklaratës së parë pasi që sipas tyre ajo aludonte që sulmi është kryer pas mosmarrëveshjeve politike në mes të subjekteve partiake tash e një vit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ka ndodhur një rast i rëndë ku është sulmuar Kuvendi i Kosovës. Andaj siç tha ai, si kuvendar dëshirojnë të përçojnë mesazhe te qytetarët e Kosovës për maturi dhe siguri.

“Të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Kuvendin Kosovës kanë bërë një deklaratë të përbashkët, e cila do të miratohet nga deputetët për dënimin e këtij akti kriminal”, tha Veseli.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, duke dënuar fuqishëm sulmin kriminal të kryer mbrëmë mbi Kuvendin e Kosovës, tha se ky është një sulm kundër shtetit të Kosovës, kundër interesave të qytetarëve dhe kundër qëllimeve dhe vlerave politike që afirmojnë subjektet partiake.

“Mosmarrëveshjet tona politike duhet të zgjidhen vetëm përmes dialogut politik, përmes rrugëve demokratike dhe se asnjë kauzë dhe asnjë qëllim politik nuk mund të arrihet përmes dhunës”, tha ajo.

Deputeti Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosje kemi dënuar sulmin dhe nuk janë dakord me paragrafin e tretë e cila bënë një lloj aludimi të veprimeve aktive të opozitës.

Deputetja Melihate Tërmkolli, ka kundërshtuar deklaratën e përbashkët të shefave të Grupeve Parlamentare të partive politike.

“Nuk keni pas nevojë të takoheni ju udhëheqësit e politikës që të lëshoni një lloj deklarate që edhe për fëmijët do të ishte qesharake. Kam pritur nga Ministri i Punëve të Brendshme, që të jetë kryeministri që të paraqiten para Kuvendit të Kosovës që të japin informacione se çka ka ndodhë për ti siguruar qytetarët e Kosovës se shteti do të punoj dhe do të ndriçojë rastin”, ka thënë ajo.

Deputeti Armend Zemaj, ka thënë se akte të tilla qyqare ndaj institucioneve, qoftë gjyqësore, policore e ndaj individëve ka pasur edhe në të kaluarën, por kanë munguar deklarata të tilla nga spektri politik në vend.

Deklarata e përbashkët është miratuar me 68 vota pro dhe kishte po aq vota kundër.

Në këtë deklaratë thuhet se Grupi Parlamentar ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, ky grup ka kërkuar nga institucionet e vendit që të marrin masat e duhura dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.

Të ngjashme