Edhe Kadri Veseli shkon në Zvicër për pushime

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 22:22 | Nga

Zvicra është bërë destinacioni turistik i liderëve kosovarë. Një javë pas kthimit të kryeministrit Haradinaj nga pushimi më Alpet Zvicerane, drejt tyre thuhet se ka marrë rrugë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gazeta Fjala ka siguruar një fotografi të Veselit në njërin nga aeroportet Zvicerane ku shihet me familje.

Burime të afërta me Veselin kanë konfirmuar se ai gjendet jashtë Kosovës tash e disa ditë.

Në fund të vitit që lamë pas, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj qëndroi për pushime në Zvicër. Haradinaj ishte akomoduar në një nga hotelet më të shtrenjta në alpet zvicerane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme