EIC kërkon nga Kuvendi të miratojë Projektligjin për identifikim elektronik dhe transaksionet elektronike

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Investitorëve Evropian, (EIC), ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të miratojë Projektligjin për identifikim  elektronik dhe transaksionet elektronike

 Përveç pagesave elektronike, nënshkrimi elektronik përbën një komponentë të rëndësishme të të bërit biznes në Kosovë, veçanërisht në transformimin e ekonomisë digjitale. Edhe pse ka forma të nënshkrimit dixhital në përdorim në skenarë të ndryshëm të zgjidhjeve dixhitale (si përdorimi i shenjave, OTP, fjalëkalimi në bankimin online) ligji do të ofroj mënyra praktike të përdorimit të aplikacioneve digjitale. Projektligji  për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e bazuara në Transaksione Elektronike është në përputhje me rregulloren e BE-së Nr. 910/2014 që referohet si eIDAS (Shërbimet e Identifikimit Elektronik, Vërtetimit dhe Mirëbesimit). eIDAS ndër të tjera përcakton Nënshkrimet Elektronike të Kualifikuara (QES), i cili është ekuivalenti ligjor i nënshkrimeve të shkruara me dorë. 

“Këshilli i Investitorëve Evropian ka dorëzuar muaj më parë tek insitucionet relevante analizën për transformimin digjital, duke ofruar ekspertizën e anëtarëve të këshillit në ofrimin e zgjidhjeve digjitale më të favorshme për vendin. Zbatimi i QES do të mbështesë bizneset, institucionet qeveritare dhe subjektet e tjera për të ofruar shumë shërbime që tani nuk është e mundur të sigurohen në internet. Për shembull: hapja e një llogarie bankare pa vizituar fare bankën, nënshkrimi i çfarëdo lloj kontrate, paraqitja e një kërkese ose pretendimi që tani për tani është e detyrueshme të jetë fizikisht e pranishme”, thuhet në komunikatë. 

Janë këto disa nga risitë që bartë me vete ky projektligj dhe të cilat veqanërisht në kohën e COVID-19, kur shumica e sherbimeve rekomandohet të kryhen në distancë, dhe praktikimi i kësaj qasje do të lehtësonte të të bërit biznes në vend. Përmes këtij ligji do të reduktohen procedurat burokratike dhe do të ndihmohen qytetarët me ofrimin e zgjidhjeve praktike për shërbimet administrative në fushën e biznesit. Rrjedhimisht, Këshilli i Investitoreve Evropian i bënë ftesë Kuvendit të Republikës së Kosovës që të procedoj sa më parë me miratimin e këtij ligji pa shkaktuar ndonjë vonesë. 

Të ngjashme