Gjermania e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 16:03 | Nga

Ministrja për dialogun e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, zhvilluan takim me Christian Hellbach, drejtor për Evropë Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Në këtë takim ishte prezent edhe Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets.

Në ketë takim, të dy palët vlerësuan  marrëdhëniet e shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Ministrja Tahiri falënderoi diplomatin gjerman për mbështetjen e dhënë nga ana e Gjermanisë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.

Në këtë takim u bisedua edhe për dialogun e Brukselit. Diplomati gjerman me ketë rast tha se Gjermania e mbështet këtë dialog dhe se zbatimi i marrëveshjeve duhet të bëhet pasi që ky dialog ndihmon edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe në të njëjtën kohë ndihmon integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme