Gjuriq falënderon Izraelin për qëndrimin ndaj Kosovës

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 14:52 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka falënderuar  Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Juval Rothem,  për siç ka thënë “angazhimin e tij të vazhdueshëm për të mos njohur pavarësinë e Kosovës”.

Gjuriq, gjatë takimit me zyrtarin e lartë izraelit, njoftoi atë për dialogun Beograd-Prishtinë dhe i paraqiti atij një vendosmëri të qartë të Beogradit për të zgjidhur të gjitha problemet në rajon me mjete paqësore dhe politike, bën të ditur zyra e Gjuriq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme