Haliti: Ne e konsiderojmë veten pjesë të NATO-s sepse jemi nën çadrën e NATO-s

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO-s.

Sipas tij, deklaratat nga ish zyrtarë, e zyrtarë të shtetit po bëhen vetëm sa për ta kaluar kohën, pasi që siç thotë ai nuk është koha për këtë.

“Kjo është sa me kalu kohën e me fol sepse Kosova për në NATO aktualisht nuk është ne themi në “shpatull të pulës”, për të qenë pjesë e NATO-s aktualisht, janë shumë arsye, por po besoj që Kosova do të duhej shumë të krijojë kushte dhe të gjejë mundësi me pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njoftë Kosovën që të mos bëjnë zhurmë në këto komisione sepse nuk është Kosova që ka qëndruar duarkryq dhe nuk ka kërkuar që të jetë pjesë e NATO-s, ne e konsiderojmë veten pjesë të NATO-s sepse jemi nën çadrën e NATO-s” , ka thënë Haliti.

Ndërsa, ka përmendur edhe çështjen se përse Kosova nuk mund të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

“NATO-ja vet ka një rregull që shtetet të cilat kanë konflikte ndërkufitare dhe kanë konflikte njëra me tjetrën dhe pa i zgjidhë këto konflikte nuk e pranon askënd në NATO”, tha ai.

Ndërsa, thotë se nuk është koah që të bëhet propagandë e qytetarët të gëzohen që kinse Kosova do të anëtarësohet në NATO.

“Unë mendoj që nuk duhet të bëjmë propagandë që po hyjmë në NATO e me i gëzu njerëzit sepse të gjithë kemi dëshirë me qenë përpos atyre që nuk ia dëshirojnë të mirën Kosovës nuk kanë dëshirë që të jemi pjesë e NATO-s, por unë besoj dhe po u sugjeroj edhe këtyre që po na shesin “dush për goglla” që janë duke e bërë Komisionin për me hy në NATO që të shkojnë t’i takojnë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë edhe këtyre vendeve të tjera të NATO-s, komandantin e KFOR-it dhe pse jo edhe të tjerët të konsultohen njëherë, të marrin mendime dhe të shohin se çfarë mund të bëjnë”, është shprehur ndër të tjera Haliti për FrontOnline.

Sipas tij, shtete që nuk e kanë njohur Kosovën do të votojnë kundër anëtarësimit të saj në këtë organizatë.

“Në NATO duhet me ditë që shtetet që se kanë pranu Kosovën akoma, që janë pjesë e NATO-s nuk e votojnë Kosovën për të qenë në NATO sepse akoma se kanë njoft si shtet, prandaj duhet ne të punojmë shumë që këto pesë shtet me i bind që Kosova së pari nuk është rrezik për askënd, që Kosova e meriton që të njihet nga këto shtete të demokracisë evropiane dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Të ngjashme