Hamza: PDK-ja inicioi projektligj për rimëkëmbje ekonomike, s’gjeti përkrahje

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 10:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i GP të PDK-së, Bedri Hamza tha se Qeveria e kaluar nuk ka përkrahur bizneset, raporton Ekonomia Online.

Hamza tha se PDK-ja ka qenë partia e parë që ka propozuar projektligj për rimëkëmbje në ekonominë e Kosovës.

“PDK-ja duke u bazuar në situatën aktuale, ka qenë partia e vetme që ka proceduar në Kuvend projektligjet që ne më qëllim t’i adresojmë këto çështje dhe kemi qenë të hapur që t’i pranojmë kritikat dhe propozimet e këtyre iniciativave ligjore, por fatkeqësisht, nuk ka ekzistuar vullneti politik”.

“Këto projektligje parashohin ndihmë për sektorin privat, për biznese, për punëtorë të sektorit privat, për Komunat dhe për çështje tjera të ngjashme”.

“Deri më tani për këtë çështje nga buxheti i shtetit janë paguar vetë, 55 milionë euro, që është më pak se 1 për qind e bruto produktit vendor. Bizneset nuk janë përkrahur, një pjesë e bizneseve nuk janë përkrahur”, tha Hamza.

Të ngjashme