Haradinaj: Edhe me m’i ngjallë vëllezërit e vrarë, s’e kisha pranuar ndihmën nga Serbia

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka dalë kundër ndihmës që Serbia i dha Kosovës me 1000 teste për Coronavirusin.

Ai ka thënë se nuk do ta pranonte ndihmën Serbisë edhe sikur t’ia kishte ngjallur dy vëllezërit e vrarë në luftë.

“Edhe me m’i ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë. Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë. Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Testet e Serbisë erdhën pas komunikimit të dy ministrave të Shëndetësisë, Arben Vitisë dhe Zlatibor Lončar, që temë kishin parandalimin e përhapjes së koronavirusit në rajon. Komunikimi mes tyre u organizua në Ministria e Jashtme e Italisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme