Haradinaj ia kërkon dorëheqjen Albin Kurtit: Qeveria po e shpërfill situatën me pandeminë

Prishtinë | 22 Gus 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të situatës me pandeminë me COVID-19, nga qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në një konferencë për medie tha se gjendje është serioze derisa ka kërkuar  që qeveria ta trajtojë gjendjen si emergjente, e në të njejtën kohë ka kërkuar edhe dorëheqjen kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj, mes tjerash ka thënë se qeveria e ka shpërfillur situatën me pandeminë, po ashtu ka kritikuar kandidimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Jemi para jush që të shprehim shqetësimin për rritjen enorme të numrit të infektuarve me virus dhe shifrat janë alarmante dhe janë më të mëdhatë nga marsi i vitit 2020, pra jemi duke shprehur shqetësimin tonë në mënyrën se si po menaxhohet sfida ose rreziku më i madh, për shëndetin e të gjithë globit realisht, njëkohësisht jemi për me i shpreh mos pajtimet tona se si qeveria po e menaxhon pandeminë. Vendet e rajonit janë treguar më serioze në vaksinimin, në Kosovë jemi diku rreth 12% rreth 13% dhe me qëndrua neutral për neve nuk është e pranueshme, dhe ne i kemi disa kërkesa për qeverinë. Qeveria të fokusohet në vaksinim dhe ta trajtojë gjendjen si emergjente dhe mos ta shpërfillë gjendjen siç e ka shpërfille deri tash me kandidaturën e Ministrit të Shëndetësisë, është legjitime kërkesa për dorëheqjen e Vitisë por faji nuk është të ai por të shefi i tij. Apeloj të Kurti se nëse ky është kualiteti se si ai do të përballet me sfidat më mirë është më dhënë dorëheqje sot”.

Sipas tij, mungesa e seriozitetit në menaxhimin e pandemisë ka sjellë në situatën kur Kosova qëndron më së keq në rajon në këtë aspekt.

Haradinaj ka kërkuar që të rritet kapaciteti për vaksinim ndërkohë që ka kërkuar nga Kurti që të japë dorëheqje ose ta marrë më seriozisht vaksinimin.

Tutje, i pari i AAK-së, ka folur edhe për gurë-themelin e “Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut”, derisa shtoi se Kurti po tregohet i dobët karshi Serbisë.

“Kurti po tregohet i pa zoti karshi Serbisë, ose po i shlyen borgjet ndaj tyre”.

Ndërsa, deputeti Shemsedin Dreshaj tha se si AAK i rekomandojnë qeverisë që të përshpejtojë procesin e vaksinimit si dhe ti kthejë në punë 600 infermierët.

“Ta përshpejtojë vaksinimin, të shpëtojë jetë, i rekomandojmë themelimin e një shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë dhe i rekomandojmë kthimin në punë të 600 infermierëve që i largojë nga puna, dhe që shëndetësinë ta konsideroj prioritet”.

Të ngjashme