Hoti thotë se LDK-ja mbetet unike kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 17:55 | Nga Donika Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës anipse ka votuar kundër në Komisionin e Punëve të Jashtme, ka shprehur gatishmërinë që nesër të votoj pro ratifikimit të demarkacionit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Lidhja Demokratike mbetet unike kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve.

“LDK-ja dhe Grupi Parlamentar prej 27 deputetëve mbesin unik në qëndrimin që kemi pasur, i cili është në të mirë të qytetarëve për të hap ekspertizën. Na vjen keq që koalicioni qeverisës nuk i ka 61 vota për ta quar përpara procesin dhe nuk janë unik si koalicion qeverisës me qu përpara këtë proces”, tha Hoti.

Sipas tij raporti i Bulliqit dhe marrëveshja mes presidentëve janë dokumente për ta ruajtur fytyrën e kryeministrit.

Hoti iu ka përgjigjur edhe Memli Krasniqit, i cili tha se LDK-ja po i ndryshon qëndrimet, sipas tij Krasniqi duhet të mendoj se a i ka 61 vota për votim dhe të mos merret me LDK-në.

Të ngjashme