Hoxha kërkon hetim nga prokuroria për ndërtimin e hidrocentraleve

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 12:00 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka konsideruar gabim fokusimin prej 25 % në prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, për të përmbushur objektivat për energji të ripërtërishme, raporton Ekonomia Online.

Hoxha që është edhe anëtare e Komisionit Hetimor për hidrocentralet, shtoi se burimi i energjisë së ripërtërishme është më e gjerë se sa vetëm nga hidrocentralet.

“Fokusimi për të përmbushur obligimin 25 për qind për energji të ripërtërishme vetëm nga hidrocentralet ka qenë gabim”.

Ajo në debati e organizuar nga “FOL”, për këtë çështje, pohoi se harmonizimi i dokumenteve nga ministritë me planin hapësinor të Kosovës po ashtu deri tash nuk ka ndodhur, raporton EO.

“Në kuptimin e përgjithshëm jemi vend i varfër në aspektin e resurseve ujore dhe duhet siguruar së pari ujitjen e tokave bujqësore”, tha ajo.

Duke folur për punën e Komisionit Hetimor ajo ka thënë se do të hartojnë një plan ku më pas të fillojë puna në teren dhe aty ku ka shkelje punën duhet ta bëjë prokuroria.

Të ngjashme