Ish- zëdhënësi i Kurtit: Për 53 ditë qeverisje, 2 herë e shkeli Kushtetutën, krejt bordet i mbushi me militantë

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Ish zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka akuzuar qeverinë Kurti për shkelje të kushtetutës e shumë vendimë të tjera sipas tij të gabuara.

Krasniqi ka thënë se Kurti 2 herë e shkeli Kushtetutën, mbushi bordet me miliatantë e familjar, rrezikoi raportet me SHBA-të, rrezikojë demokracinë etj.

Reagimi i plotë:

Veç 53 ditë qeverisje.– 2 herë e shkeli Kushtetutën,

– Krejt bordet që pati mundësi i mbushi me militantë e familjarë,

– Për arsye të protagonizmit dhe mendësisë autoritare, rrezikoi marrëdhëniet e Kosovës me SHBA,

– Rrezikoi demokracinë duke tentuar t’ia nënshtrojë qeverisë kuvendin.

Çka do të bënte, po t’i kishte 4 vite qeverisje?!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme