Katari do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Gjatë takimit që zhvilloi sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla me ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali Bin HAMAD AL-MARRI, marrëdhëniet në mes të dy vendeve u vlerësuan si të shkëlqyera.

Ambasadori i Shtetit të Katarit, AL-MARRI, siguroi ministren Haradinaj-Stublla se qëndrimi i Doha-s mbetet i pandryshuar dhe se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

“Ne duam që të avancojmë raportet mes dy shteteve. Shteti i Katarit qëndron përkrah popullit dhe shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Shefja e diplomacisë kosovare shprehu mirënjohjen e saj të thellë  për Shtetin e Katarit, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme të shtetndërtimit, konsolidimit, dhe së fundmi në luftën kundër pandemisë.

Republika e Kosovës dhe Shteti i Katarit janë në proces të finanalizimit të disa marrëveshjeve të interesit të përbashkët, e për të cilat, po ashtu, u diskutuan gjatë këtij takimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme