KMDLNJ: Zgjedhje demokratike dhe shembull për rajonin

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate dërguar medieve ka vlerësuar se gjedhjet e mbajtura ditën e djeshme me 6 tetor, përfunduan në mënyrë demokratike me incidente që nuk ndikuan në ecurinë e procesit zgjedhor e as në rezultatet përfundimtare.

Poashtu KMDLNJ, poashtu e ka vlerësuar si shumë pozitive pranimin e rezultatit zgjedhorë të gjitha partitë.

“Zgjedhjet e parakohshme të mbajtura me 6 tetor 2019 përfunduan në mënyrë demokratike, me incidente të papërfillshme që nuk ndikuan as në ecurinë e procesit zgjedhor e as në rezultatet përfundimtare. KMDLNj , këto zgjedhje i konsideron si të mirë organizuara, të monitoruara shumë mirë dhe ndonëse ishe një kohë e shkurtër për organizimin e tyre konsiderohen si zgjedhjet më të mira me theks të veçantë e konsideron pozitive pjesëmarrjën e lartë të qytetarëve në këto votime, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

KMDLNj vlerëson si shumë pozitive faktin që partitë jofituese nuk  i kanë kundërshtuar rezulatin e zgjedhjeve e që e krijon një situatë më të lehtë për formimin e institucioneve të reja.

KMDLNj pret dhe thërret që sa më  parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që  të mos lejohet stërzgjatja e një vakumi institucional.

KMLDNj gjithashtu pret që të ulet retorika tensionuese për faktin se kanë përfunduar zgjedhjet dhe tensionimi i panevojshëm i situatës ndikon në funksionalizimin e institucioneve të reja, efektivitetin e punës dhe proceseve demokratike.

KMDLNj pret që institucionet e reja t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të drejtave të njeriut, pa bërë dallime në baza etnike, moshore, gjinore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri. Në kët

 ë kontekst, KMDLNj kërkon angazhim më të madh për grupet e margjinalizuara.

KMDLNj uron fituesin e zgjedhjeve – LVV por edhe LDK-në ndërsa nga partitë që do të mbeten në opozitë pret të luajnë një rol konstruktiv në interes të qytetarit dhe shtetit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme