Koalicionet e mundshme të balotazhit

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 08:36 | Nga

Partitë politike që pritet të garojnë në balotazh për zgjedhjet lokale me datë 19 nëntor kanë nisur të zhvillojnë takime e bisedime për mundësinë e lidhjes së koalicioneve.

Drejtuesit e partive politike thonë se ende nuk ka diçka konkrete rreth koalicioneve pos takimeve të zyrtarëve politikë në nivel lokal.

Mirëpo, njohësit e çështjeve politike mendojnë se çfarëdo marrëveshje politike që mund të arrihet ndërmjet partive politike për balotazh nuk mund të jetë e natyrshme derisa si në nivel qendror, po ashtu edhe në atë lokal subjektet politike janë të përçara.

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, tha se partitë politike mund t’i bëjnë koalicionet zgjedhore për çështje të interesit politik dhe për shtrirje të ndikimit.

“Partitë politike për aq sa munden, shpeshherë edhe në kundërshtim edhe me vullnetin dhe orientimin e qytetarit për t’i dhënë dikujt votën, bëjnë koalicione me tjetërkënd dhe i bëjnë për interesa politike të subjektit dhe për pushtet politik. Kjo shpesh shkakton pakënaqësi te një spektër i caktuar i elektoratit dhe duhet marrë me rezerva se jo gjithherë këto koalicione mund të shprehin vullnetin e qytetarit”, thotë Baraliu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme