Konjufca: Mos bini pre e lajmeve të rreme, nuk kam llogari në Twitter

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë apel të qytetarët që të mos bien pre e lajmeve të rreme në rrjetet sociale pasi nuk ka llogari zyrtare apo personale në Twitter.

“Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj se unë nuk kam llogari në Twitter, as personale dhe as zyrtare. I lus mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat hapen me qëllime të panjohura”, ka shkruar ai në Facebook-un zyrtar.

Këto ditë përmes llogarive të rreme të zyrtarëve në Twitter janë përhapur lajme të rreme që më pas u mohuan.

Një i tillë u shpërnda edhe nga një profil fals i Ministres së Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, në Twitter. Lajmi i rremë që u shpërnda nga ky profil ishte për vdekjen e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme