Korab Sejdiu zgjedhet nënkryetar i ri i AKR-së

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 11:48 | Nga

Aleanca Kosova e Re ka zgjedhur nënkryetarin e saj të ri që është, Korab Sejdiu.

Këtë e ka konfirmuar vet Sejdiu përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.

“Mbrëmë pranova një përgjegjësi të madhe – Presidenti Pacolli dhe Kuvendi i AKR më besuan detyrën e Nënkryetarit të AKR-së”, ka shkruar Sejdiu.

Falënderues ndaj presidentit të partisë, Behgjet Pacollit, dhe kolegëve të tij në AKR, ai ka premtuar se do punojë fort nga posti i ri brenda AKR-së.

“Falënderoj Presidentin Pacolli dhe Kuvendin e AKR që më besuan këtë përgjegjësi. Nuk do të kursej asnjë përpjekje që të kontribuoj për zhvillimin e AKR si koncept politik liberal në Kosovë, dhe si shpresë për qytetarët tanë të lodhur”.

“Por, mbi të gjitha, unë dhe bashkëveprimtarët e mi do të jemi të palodhur në përpjekjet tona për t’i shërbyer popullit tonë të madh. Ju falënderoj dhe ju ftoj qe t’i bashkoheni qëllimit tonë”, është shprehur ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme