Kosova “qortohet” nga Bundestagu

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 08:17 | Nga

Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, sepse në këtë drejtim tashmë shumë kohë është humbur.

Prishtinë. Kosovës edhe një herë i është kërkuar që të plotësohen dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave. Kësaj radhe nga Bundestagu gjerman. Madje ata kanë këshilluar që të lëvizet me shpejtësi në këtë drejtim, pasi që tashmë mjaft kohë është humbur, shkruan gazeta “Zëri”.

“Sa i përket demarkacionit, ata na thanë që nuk mund të ndërhyjnë në caktimin e linjës kufitare në mes dy shteteve sovrane, por një marrëveshje është mirë që të arrihet sa më shpejt pasi që koha është duke ikur sa i përket liberalizimit të vizave”, ka thënë kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, pas takimeve të zhvilluara nga Bundestagu dhe Bundesrat.

Ndërkohë, deputetët e opozitës që ishin pjesë e këtij delegacioni kanë thënë se Bundestagu asnjëherë nuk është informuar në mënyrë reale nga Qeveria e Kosovës sa i përket situatës së fundit. Në anën tjetër derisa njohësit e integrimeve evropiane kanë thënë se nuk presin gjë nga këto takime analistët politikë parashikojnë tensionim edhe më të madh të situatës. Madje, edhe trazira dhe shtyrje të proceseve integruese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme