KQZ deklarohet pas mospranimit të dy kryetarëve të Listës GUXO: Do të marrim vendim meritor

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do ta shqyrtojnë në një nga mbledhjet vendimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në lidhje me shkeljet në Kuvendin zgjedhor të Listës GUXO.

Madje kjo zyrë ka konstatuar vërejtje sa i përket zgjedhjes së dy kryetarëve. Këtë çështje zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i tha Ekonomia Online se Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ka monitoruar nga afër kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo.

Sipas tij, të gjitha gjetjen do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjen e radhës dhe KQZ-ja do të marrë vendimin meritor.

“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ka monitoruar nga afër kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo”.

“Kjo Zyrë ka renditur disa gjetje në raport me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullën Zgjedhore 01/2013 për regjistrimin dhe veprimin e partive politike”. “Rekomandimi i Zyrës do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjen e radhës dhe KQZ-ja do të marrë vendimin meritor”.

Të ngjashme