KQZ-ja kërkon 7 milionë € për zgjedhjet lokale, MF-ja ia ofron 2 milionë më pak

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) qysh tani ka filluar të organizohet për Zgjedhjet Lokale të cilat planifikohen të mbahen vitin e ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

Ky institucion ka paraqitur në Ministrinë e Financave planifikimin buxhetor për organizimin e këtyre zgjedhjeve, i cili siç merret vesh është mbi 7 milionë euro.

Në kuadër të këtij buxheti planifikohet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave.

Por, në këtë institucion kanë ngritur shqetësimin për mundësinë që ky buxhet të mos miratohet sipas kërkesës së KQZ-së, ngase MF-ja ka ofruar 2 milionë euro më pak.

Anëtari i KQZ-së, Sabri Hamiti tha se kjo mund të rrezikojë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Projeksioni me ra për 3 milionë, duhet të bëjmë arsyetime të plota. Është shqetësuese me atë buxhet rrezikohen të mbahen zgjedhjet”.

“Krahasimet me raportet e shpenzimeve të zgjedhjeve të tjera, me atë buxhet nuk mund të mbahen zgjedhjet”.

“Te mallrat dhe shërbimet ka shpenzim të ulët. Trendi dhe shpenzimi janë me 16 për qind, dhe në shpenzime komunale 19,9 për qind”.

“Realisht kanë ngel shpenzimet, që në projeksionet tjera buxhetore të kemi kujdes me shpenzime, se ka më pak shpenzime. Në këshillin për buxhet e kemi diskutuar”.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se do t’i dërgohet një shkresë Qeverisë për të qartësuar situatën.

Këto deklarata u bënë në mbledhjen e rregullt të KQZ-së, ku u miratua rregulla zgjedhore për fletëvotimet dhe broshurat.

Lexo më shumë:

Të ngjashme