KQZ-ja kërkon këshilla nga OSBE-ja për zgjedhjet në veri

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka diskutuar në lidhje me rolin e OSBE-së në monitorimin e zgjedhjeve në veri, raporton Ekonomia Online.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka diskutuar në lidhje me rolin e OSBE-së në monitorimin e zgjedhjeve në veri, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se roli i OSBE-së në këto zgjedhje, vetëm në këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për Këshillat e Vendvotimeve, është në funksion të organizimit sa më të mirë të tyre.

“Meqenëse këtë herë zgjedhjet janë shpallë vetëm në katër komuna ku tradicionalisht kemi pasur përfshirjen e OSB-së vetëm sa i përket këshillave teknike në ditën e zgjedhjeve, konsideroj se meqenëse kemi zgjedhje të parakohshme dhe për shkak të kohës konsideroj që ende ka nevojë që të përfshihen OSBE-ja për KKZ dhe KVV-të, sepse mendoj se nuk na bën ndonjë dëm sepse është në funksion të transparencës nëpër komuna. Nuk ka rol ekzekutiv apo në funksion të organizimit të zgjedhjeve ashtu siç nuk ka pasur as në zgjedhjet e mëhershme”, tha Daka.

Anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi, tha se e mbështet praninë dhe monitorimin e OSBE-së në këtë zgjedhje edhepse sipas tij OSBE-ja nuk mund dhe nuk e zëvendëson KQZ-në.

“Këshilli ka shqyrtuar shtypjen e fletëvotimeve dhe specifikat e fletëvotimeve nuk dallojnë nga shembujt e deritanishëm vetëm se në përputhje me numrin e votuesve të listës preliminare. Përmban elemente të sigurisë si në proceset e tjera zgjedhore, kështu që i rekomandojmë KQZ-në ta miratojë këtë përmbajtje të sigurisë dhe sasisë së shpërndarjes. Do të ketë 980 fletëvotimeve. OSBE-ja nuk e zëvendëson KQZ-në në këto zgjedhje dhe as nuk mund të zëvendësohet, por nëse bëhet fjalë për një përkrahje dhe këshilla teknike po e mbështesë nuk jam kundër, por duke e theksuar se trupat e KQZ-së do të jenë në të gjithë hapat e fundit”, tha ai, raporton EO.

KQZ votoi për shtyrjen e propozimeve dhe miratimeve për anëtarët e KKZ-ve për mbledhjen e ardhshme për shkak të vonesës në verifikimin e dokumenteve.

Para një jave presidenti, Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunar veriore: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore pasi kryetarët e këtyre komunave u dorëhoqën për shkak të taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Të ngjashme