Kurti: Datën për formimin e qeverisë ma përcakton LDK-ja, jo presidenti

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 13:37 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit më Këshillin e partisë ka thënë se LDK-ja e përcakton se kur do të formohet Qeveria e re e jo Presidenti i Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Andaj tha ai se takimi do të ndodhë me Hashim Thaçin por data e formimit të Qeverisë do të përcaktohet pas marrëveshjes mes LDK-së e VV-së.

Kurti e ka quajtur kërcënim dy ftesat e njëpasnjëshme të presidentit Thaçi për takimin konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

 “Presidenti i Republikës së Kosovës e ka përcaktuar datën e seancës konstituive për legjislaturën e shtatë me 26 dhjetor, ne ishim aty dhe në kohë rekord konsultuam duke zgjedh kryetarin dhe pesë nënkryetarët e rinj. Presidenti përcakton datën e konstituimit të Kuvendit jo formimit të qeverisë, atë e përcakton dikush tjetër. Mua datën për formimin e qeverisë ma përcakton LDK jo presidenti. Do të ndodhë takimi por ta vonosh seancën për 30 dite  e pastaj të bësh dy ftesë një pas një është kërcim prej një ekstremi në një tjetër”, u shpreh Kurti.

Ndër të tjera Kurti theksoi se do të intensifikojnë takimet  dhe bisedimet për të arritur marrëveshje më partinë e dytë fituese të zgjedhjeve.

Derisa nuk ka dhënë detaje se kur do të mbahet takimi i radhës me liderin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Unë do ta marr mandatin ndërkohë po intensifikojmë komunikimin për marrëveshje me LDK-në. Ne kemi qëndrimin tonë edhe ata. Edhe ne duam marrëveshje edhe popullit i duhet marrëveshje. Ne do të takohemi sa më shpejt që të arrijmë të takohemi, tha ai.

Të ngjashme