Kurti i gatshëm për debat publik me Haradinajn e Hotin

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 23:28 | Nga

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti në një intervistë në Interkativ ka thënë se është i gatshëm për debat publik me kundërkandidatët për kryeministër Ramush Haradinajn nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, si dhe Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR.

I pyetur nëse do të donte debat publik me Haradinajn e Hotin, Kurti ka thënë: “Patjetër, besoj se sa më shumë debat aq më mirë do të jetë. I ftoj qytetarët të jenë sa më shumë aktivë sepse këto zgjedhje nuk janë të zakonshme”.

Ai ka konfirmuar se nesër do të shpallet lista e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë.

“Nesër do të jetë lista finale e Vetëvendosjes. 3/4 do të jetë e përpiluar nga degët e Vetëvendosjes, kurse1/4 vendoset nga kryetari Visar Ymeri. Nuk jemi njerëz që jemi bërë bashkë duke pirë kafe, por në beteja kundër së keqes”, ka thënë Kurti.

Kurti më tutje ka shtuar se do ta çlironte gjyqësorin nga ekzekutivi, kurse më 11 qershor thotë se do të jemi dëshmitarë të një ndryshimi të madh.

“VV në qeverisje do të bëj gjithçka që ta çlirojmë gjyqësorin nga ekzekutivi. Ne duam të ketë më shumë shtet se sa pushtet. Përfundon epoka e drejtësisë për hakmarrje, por jemi të pakompromisë për të vënë drejtësinë. Besoj se me VV-në si subjekt i parë më 11 qershor, do të jemi dëshmitarë të një ndryshimi të madh. Kushdo që punon me VV-në atëherë vijnë në shprehje njerëzit më të mirë të atij subjekti, ata që bashkëpunojnë me PDK-në atëherë vijnë në pah ata më të këqijtë”, është shprehur ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme