Kurti: Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurt

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka folur pas zhvillimeve të fundit në SHBA. Ai në një postim në Twitter ka thënë se kur demokracia në SHBA kërcënohet, atëherë e gjithë bota nuk është e sigurt.

“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt”, shkroi ai.

“Njerëzit e Kosovës i kanë përcjellë me shqetësim të madh skenat trishtuese në Capitol Hill dhe ne bëjmë thirrje për transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, e jo dhunë nga ekstremistët e së djathtës”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme