Kurti për sulmin në Trepçë: S’ka individ e as grup më të fuqishëm se shteti, për 2 vjet investojmë 70 milionë €

Mitrovicë | 20 Tet 2021 | 09:25 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka dënuar sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Qeverisë më tej shtoi se nuk do të lejojë që asnjë individ e as grup të jetë më i fuqishëm se shtetit, duke u zotuar për mbështetjen e menaxhmentit.

“Na vjen shumë keq çfarë ka ndodhur, një sulm i organizuar e i dhunshëm mbi udhëheqjen por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm dhe nuk është në të mirën e askujt”.

“Si kryeministër i vendit, zotohem se nuk do të ketë asnjë individ e as grup më të fuqishëm se shteti. E ata që dëshirojnë këtë, bien ndesh me ligjin”, tha Kurti.

Nga takimi që pati me këta të fundit Kurti tha se ka marrë lajme të mira për nxjerrjen e xeheve dhe rritjen e çmimeve në bursë si rrallë herë.

Madje ai u zotua se në dy vjetët e ardhshme do të investohen 70 milionë euro.

“Sot erdhëm këtu në Trepçë që të takohemi me udhëheqësit e saj, diskutuam për situatën në Trepçë dhe mund të them se jam i inkurajuar me faktin që në muajin shtator ka pasur prodhim mbi 16 ton xehe në minierën e Stantërgut dhe mbi 4 mijë në atë të Kishnicës në  Artanë, pra në total janë mbi 20 mijë tonë në muajin shtator”.

“Në anën tjetër është lajm i mirë për Trepçën se çmimet në bursë janë ngritur, janë të larta si rrallë herë. Pra diku mbi 3 500 ton. Jemi të lumtur kur ishim në pranverë në Qeveri, e kemi dëshmuar se jemi shumë të interesuar për Trepçën dhe këtë e kemi bërë materialisht, ku në kushte gjendje pandemike, e kur ishim në gjendje shumë të vështirë edhe politike, ne i kemi ndarë mbi 7 milionë euro për Trepçën. Për dt vjet do të investojmë së paku 70 milionë euro”, tha Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u zotua se do të mbështesin një performancë më të mirë të Trepçës dhe në bashkëpunim me menaxhmetin t’i përmirësohen kushtet punëtorëve.

“Falënderoj bordin në radhë të parë për vendosjen e ligjshmërisë në ndërmarrjen e Trepçës, si dhe për raportimin në hetuesi për krime ekomomike të së paku një rasti dhe në fund për sigurimin që politikat e Qeverisë së Kosovës dhe vendimet e saj që janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe të qytetarëve të Mitrovicës, duke përfshirë këtu kthimin e terminalit në Trepçë të zbatohen në plotëni”.

“Ne jemi të përkushtuar që Trepça të performojë më mirë që të mos flasim më për incidente të tilla, por të flasim vetëm për zhvillim dhe investim dhe për këtë na duhet bashkëpunim me menaxhmentin e Trepçës dhe përkrahje e punëtorëve të Trepçës. Në këtë mënyrë ne mund të zgjidhim edhe çështjen e kushteve të punëtorëve dhe kërkesat e ndryshme që kanë ardhur në minsitri gjatë muajve të fundit nga Sindikata”.

“Hedhja e fondeve në një ndërmarrje që s’është e menaxhuar mirë në të cilën nuk ka ligjshmëri nuk do të sjellë të mira as për qytetin e Mitrovicës as për punëtorët as për buxhetin e Kosovës si aksionare përfundimtare”.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani u ka bërë apel minatorëve që të ndërpresin grevën, duke shtuar se e kanë mbështetjen e Qeverisë për çdo vendim.

“Nga këtu i bëjmë apel minatorëve dhe punëtorëve që të kthehen në vendin e tyre të punës. Ne si menaxhment e gëzojmë mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe për çdo gjë ne do të mundohemi t’i përkrahim, qoftë ajo në formë materiale apo me pako tjera sociale që premtohen nga shteti”.

Këto komente Kurti i bëri kur bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli vizituan ndërmarrjen.

Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, sulm duke thënë se kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.

Lexo më shumë:

Të ngjashme