Kuvendi sot mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku pritet të diskutohet në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet shkollore për situatën që ka shkaktuar pandemia si dhe për do të shqyrtohen rekomandimet e komisionit parlamentar lidhur me kërkesën për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën pritet të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet shkollore për situatën që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Po ashtu, në seancën e sotme që pritet të fillojë në ora 10:00 do të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e “NP KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Ky është rendi i ditës për seancën e plenare:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19,
  5. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme