LB-ja në listë me PDK-në do t’i ketë 3 kandidatë

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja për Bashkim që iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, në listë për zgjedhjet e 6 tetorit do të garoj me 3 kandidatë.Ata do të jenë   Valon Murati kryetar i LB, me numëe 5 Aurora Bakalli 39, dhe RAaif Qela me numër 46 në listë.

Këtë e ka bërë të Ditur kreu i kësaj partie Valon Murati në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Lëvizja për Bashkim në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe do të ketë tre kandidatë në listën e saj. Me numër 5 do të jam unë, Valon Murati, me numër 39 Aurora Bakalli dhe me numër 46 Raif Qela.
Unë si kandidat dhe kryetar i LB-së dhe kandidatët e tjerë të LB-së do të përpiqemi të jemi zëri i juaj, zëri i qeverisjes së mirë, mundësive të barabarta për të gjitha shtresat shoqërore, zhvillimit ekonomik, përparimit të arsimit e kujdesit të shtuar për shëndetësinë, sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit. Unë dhe kolegët e mi do të jemi zëri edhe i Kosovës Lindore dhe përpjekjes për bashkim me Kosovën si një e drejtë e patjetërsueshme e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore.

Përkushtimi ynë i deritanishëm, qoftë në parlament, qoftë në qeverisje, qoftë në opozitë, janë dëshmia më e mirë se ne do të vazhdojmë të mbrojmë vlerat dhe synimet tona për të cilat jemi të pa kompromis, mbrojtja e interesit publik dhe qeverisja e mirë.

Na priftë e mbara dhe ditë të bukura e pritshin vendin tonë të dashur.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme