LDK e kënaqur me ecurinë e procesit zgjedhor

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 13:22 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë duke e përcjell me kujdes procesin zgjedhor dhe deri më tani janë të kënaqur me mbarëvajtjen e tij, raporton Ekonomia Online.

“Deri më tani jemi të kënaqur me procesin zgjedhor Kosova po tregon ne një kulturë të lartë në këto zgjedhje. Sipas KQZ deri më tani të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 10 për qind mbi 180 mijë votues”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtë për të vendosur çka i pret për katër vitet e ardhshme.

Ne i bëjmë thirrje qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë për të vendosur çka na pret për katër vitet e ardhshme. Jemi të kënaqur edhe me prokurorinë . Ne po mbajmë kontakt me KQZ dhe çdo shkelje do ta raportojmë atje. Të gjithë kandidatët tanë kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit. Ftojmë sa më shumë qytetarët të dalin dhe kujtojmë që ata qe nuk mund të dalin në zgjedhje KQZ ka ekipet mobile për ti ndihmuar ata që ti sigurojnë votonin edhe në shtëpi”.

Të ngjashme