LDK-ja kërkon llogari nga Qeveria për punësimet: Të ndërpritet ky trend, po shkelen të drejtat e njeriut

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 11:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovë që të ndal punësimet në institucionet shtetërore të personave të afërt me anëtarë të kabinetit qeveritar e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Sibile Halimi, zëdhënëse e kësaj partie në një konferencë për medie tha se duhet të ndërpritet trendi i punësimeve ngase përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

“Kërkojmë që një trend si ky të ndërpritet sepse përbën shkelje të të drejtave të njeriut. LDK-ja është duke përcjell edhe gjuhën kërcënuese të disa përfaqësuesve të shtetit”.

Kur foli për dialogun me Serbinë ajo tha se kanë kërkuar që të prezantohet platformë nga kryeministri Albin Kurti për këtë çështje.  

“Kryeministri ka potencuar se do dialogojë me serbët në Kosovë. Qeveria Kurti ka filluar ti ndryshoj qëndrimet”.

“Ne ende se dimë se cilat janë temat që do të diskutohen në dialog. Shpresojmë që gjatë seancës do t’i prezantojë pikat kryesore të dialogut Kosovë- Serbi. Tutje ajo tha se tani më është bërë praktike e qeverisjes Kurti ai bënë ikje në të kaluarën. Të gjitha marrëveshjet që e kanë marrë orientimin e vet rikthimi në ato marrëveshje është për t’i ikur përgjegjësisë. Qeveria Kurti duhet që marrëveshjet e kaluara t’i vlerësojë se në cilin nivel kanë arritur”.

Përderisa Shkëmb Manaj nga departamenti për siguri tha se, se VV-ja me të ardhur në pushtet ka filluar t’u ofrojë strehë familjarëve dhe përkrahësve të saj në pozita shtetërore.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të ndalë këtë fushatë sepse sipas tij, qytetarët e kanë votuar për t’i avancuar proceset e integrimit euroatlantik, raporton EO.

“Nga partia në pushtet u tha se fisi dhe miqtë janë vetëm për dasma. LVV-ja prej momentit që ka ardhur në pushtet ka filluar t’u ofrojë strehë familjarëve dhe përkrahësve të saj në pozita shtetërore. LDK-ja kërkon që një trend u tillë të ndalet sepse përbën shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Tashmë janë bërë të ditura shumë raste”.

“Prandaj i bëjmë thirrje kryeministri që të ndalë këtë fushatë sepse qytetarët e kanë votuar për t’i avancuar proceset e integrimit euroatlantik. Çdo ditë kemi lajme në mendja që ministrja e Drejtësisë ofendon prokurorin deputetja e partisë në pushtet nuk paraqitet në seancë gjyqësore. Kërkojmë të ndalen deklarime nga ministri i Punëve të Brendshme sepse është të sigurojë siguri publike”.

Të ngjashme