LDK: Raporti i DASh-it ndaj medieve është shqetësuese, shpesh është cenuar nga pushteti

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 12:13 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësime në lidhje me raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), e duke e specifikuar atë në të cilën thuhet se pati tentime për frikësim të përfaqësuesve të medieve nga politikanë, persona publikë, biznese dhe grupe fetare.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, tha se liria e shprehës shpesh herë është cenuar nga pushteti.

“Disa çështje serioze që trajtohen në raportin e fundit të raportit të DASH-t dhe raporteve tjera ndërkombëtare. Liria e shprehjes e cila është e garantuar me Kushtetutë është cenuar për mediat e gazetarët duke iu referuar raporteve kredibile, ku disa politikanë e të tjerë kanë ndërhyrë e kanë ushtruar presion ndaj tyre”, tha Mjekiqi.

“Liria e shprehjes duhet të respektohet e mbrohet edhe kur janë kritike ndaj qeverisë. Mediat kanë rol të jashtëzakonshëm në mbikqyrjen e punës së qeverisë. LDK dënon praktikën e sulmeve ndaj medieve. Mosndëshkimi nga ana e qeverisë jep një shembull të keq. Sundimi i ligjit për vitin 2021 është karakterizuar me mangësi të shumta dhe mosveprim nga ana e qeverisë. Sipas raportit, shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozita të larta vendimmarrëse”, tha tutje ajo.

Tutje ajo tha se edhe numri i rasteve që kanë rezultuar me dënime ende mbetet i ulët. Ajo përmendi edhe shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.

“LDK kërkon që qeveria ta marrë seriozisht raportin e DASh-it dhe jo ta injorojë atë. Po të vazhdojë kjo praktikë e shkeljes së ligjit, raportet e ardhshme do të jenë edhe më shqetësuese. Sa i përket mostransparencës së qeverisë, si LDK kemi shprehur pakënaqësinë karshi raporteve me rëndësi”, tha tutje ajo.

Të ngjashme