Lekaj: Kërcënimet e Erdoganit nuk kanë vend, nuk lejojmë askënd të përzihet në punët tona

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 20:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj është deklaruar sa i përket kërcënimeve të bëra nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Lekaj tha se mosdeklarimi i kryeministrit Haradinaj për kërcënimet drejtuar tij nga presidenti turk mbetet vendim i tij dhe në ditët në vazhdim pritet që të deklarohet i pari i ekzekutivit.

“Është vendim i zotit Haradinaj mosdeklarimi, ai po vazhdon punën. Në ditët në vijim do të deklarohet z.Haradinaj”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa i pyetur nga mediat se a mendon se ka dorë presidenti në arrestimin e shtetasve turq, Lekaj tha se nuk beson dhe nuk dëshiron të besoj pasi që sipas tij dihet zinxhiri komandues në vend.

“Jo nuk biseduam me presidentin për këcënimet e Erdoganit. Nuk besoj dhe nuk mund të besoj që presidenti ka dorë në arrestimin e tyre, dihet zinxhiri komandues”, ka shtuar ai.

Ai në fund ka shtuar se Kosova nuk do të lejojë askënd të përzihet në punët e vendit.

“Ne jemi shtet i pavarur nuk lejojmë që askush të përzihet në punët tona”, ka pohuar ai.

Këto deklarime Leka i bëri në pritjen solemne të Ipeshkvisë së Kosovës me rastin e festës së Pashkëve. Në këtë pritje mori pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili nuk deshi të prononcohet për media lidhur me kërcënimet e presidentit turk.

Të ngjashme