Limaj: 21 vjet më parë në Prekaz u vendosën themelet e shtetit të Kosovës

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se ndonëse po bëhen 21 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, kujtimi për të dhe familjen e tij vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrën e secilit.

“21 vjet me parë në Prekaz, u vendosen themelet e shtetit të Kosovës”, ka thënë Limaj.

“Në kohën kur popullit shqiptar të Kosovës i kishte humbur shpresa dhe i ishte thyer morali, në skenë doli komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur një rinisje të madhe, e cila, kulmoi me lirinë e Kosovës”.

Limaj ka shtuar se sakrifica e familjes Jashari në krye me kryekomandantin Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar.

“Më 5 mars në Prekaz nisi Epoka e Lirisë së Kosovës”.

“Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit1”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme